info@vik-ulcinj.me
+ 382 68 078 788
Kumtesë për opinion

Apel publik drejtuar banorëve të Millës

Të nderuar qytetarë,

Për shkak të situatës së pafavorshme hidrologjike, temperaturave të larta dhe rënies së ndjeshme të kapacitetit të burimit të ujit në Millë, nga i cili furnizohen banorët e Millës dhe disa vendbanime të tjera të zonës së Anës së Malit, është vërejtur rritje e konsiderueshme dhe përdorim jo racional i ujit. Si pasojë, është vështirësuar furnizimi i rregullt me ujë dhe është rrezikuar funksionimi normal i sistemit të furnizimit për të gjithë konsumatorët.
Ju rikujtojmë se nga ky burim nuk furnizohet vetëm fshati Millë, por edhe vendbanime të tjera, si Krytha, Kllezën dhe fshatra të tjerë të Anës së Malit. Për këtë arsye, çdo përdorim i tepërt ose i panevojshëm i ujit ndikon drejtpërdrejt në furnizimin me ujë të të gjithë përdoruesve që varen nga ky burim.
Apelojmë te të gjithë banorët që ujin ta përdorin vetëm për nevojat themelore jetësore dhe të shmangin përdorimin e tij për ujitjen e kopshteve, parcelave bujqësore, mbushjen e pishinave apo aktivitete të tjera që kërkojnë sasi të mëdha uji.
Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët se ekipet e Ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Ulqin do të intensifikojnë kontrollet në terren për përdorimin racional të ujit, si dhe do të kontrollojnë lidhjet e paligjshme dhe ndërhyrjet e paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.
Ftojmë të gjithë qytetarët të tregojnë përgjegjësi dhe solidaritet, në mënyrë që të sigurohet furnizim i rregullt dhe i pandërprerë me ujë për Millën dhe të gjitha vendbanimet që furnizohen nga ky burim.
Në rast të vazhdimit të keqpërdorimit të ujit dhe mosrespektimit të këtij apeli, Ndërmarrja do të jetë e detyruar të ndërmarrë të gjitha masat e parashikuara me Ligjin për veprimtaritë komunale dhe Vendimin për furnizimin publik me ujë (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi – Rregulloret Komunale”, nr.049/16, datë 16.12.2016 dhe nr. 018/19, datë 08.05.2019), me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe sigurimin e furnizimit të barabartë me ujë për të gjithë qytetarët e Komunës së Ulqinit.

Ju faleminderit për mirëkuptimin,

Shpk” Ujësjellësi dhe Kanalizimi “-Ulqin
Doo”Vodovod i Kanalizacija “-Ulcinj