info@vik-ulcinj.me
+ 382 68 078 788
Apel publik

Apel publik

Për shkak të situatës shumë të pafavorshme hidrologjike, e cila është shoqëruar me temperatura jashtëzakonisht të larta, ulje të ndjeshme të kapacitetit të të gjitha burimeve ujore dhe konsum të paarsyeshëm të ujit, ka ardhur deri te çrregullime në furnizimin e rregullt me ujë, duke rrezikuar seriozisht furnizimin e pandërprerë të të gjithë konsumatorëve në territorin e Komunës së Ulqinit.

Me qëllim që të sigurohet furnizim i rregullt dhe i vazhdueshëm me ujë për të gjithë përdoruesit, apelojmë te të gjithë qytetarët që ujin ta përdorin ekskluzivisht për nevojat themelore jetësore dhe të mos e përdorin për ujitjen e kulturave bujqësore, lëndinave, kopshteve apo për aktivitete të tjera që kërkojnë sasi të mëdha uji.

Konsumi i lartë në një pjesë të sistemit ndikon drejtpërdrejt në sasinë e ujit që është në dispozicion për të gjithë përdoruesit e tjerë.

Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët se ekipet kompetente të Ndërmarrjes së Ujësjellësit do të zhvillojnë kontrolle të shtuara për përdorimin racional të ujit, si dhe kontrolle të ligjshmërisë së kyçjeve në rrjetin e ujësjellësit.

Lusim të gjithë qytetarët që ta përdorin ujin me përgjegjësi, me qëllim që të sigurohet furnizim i rregullt dhe i pandërprerë me ujë. Në të kundërtën, do të jemi të detyruar të ndërmarrim të gjitha masat e parashikuara në përputhje me Ligjin për veprimtaritë komunale dhe Vendimin për furnizimin publik me ujë (“Fleta Zyrtare e Malit të Zi – Rregulloret Komunale”, nr. 049/16, datë 16.12.2016 dhe nr. 018/19, datë 08.05.2019), me qëllim mbrojtjen e interesit publik në territorin e Komunës së Ulqinit.

Ju faleminderit për mirëkuptim,

Shpk” Ujësjellësi dhe Kanalizimi “-Ulqin
Doo”Vodovod i Kanalizacija “-Ulcinj