info@vik-ulcinj.me
+ 382 68 078 788
KUMTESË PËR OPINION

KUMTESË PËR OPINIONIN

Të nderuar qytetarë,

- Ndërmarrja e “Ujësjellës dhe kanalizime”-Ulqin informon opinionin se gjatë kontrolleve intensive të zhvilluara në ditët e fundit në territorin e Komunës së Ulqinit, janë konstatuar raste të shumta të lidhjeve të paligjshme, ndërhyrjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, manipulimeve me instalimet dhe formave të tjera të keqpërdorimit të sistemit të furnizimit me ujë.

- Këto veprime përbëjnë shkelje të ligjit, dëmtojnë infrastrukturën publike, rrezikojnë funksionimin normal të sistemit të ujësjellësit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe vazhdimësinë e furnizimit me ujë për qytetarët që i përmbahen rregullave.

- Ndaj të gjithë personave tek të cilët janë konstatuar shkelje, Ndërmarrja e Ujësjellësit ka ndërmarrë procedurat ligjore përkatëse, përfshirë ngritjen e kallëzimeve penale dhe masave të tjera të parapara me legjislacionin në fuqi.

- Njoftojmë opinionin se aksioni i kontrolleve do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjitha zonat e Komunës së Ulqinit. Ekipet e autorizuara do të kryejnë inspektime të rregullta në terren dhe ndaj çdo personi që konstatohet se ka realizuar lidhje të paligjshme ose ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin e ujësjellësit do të merren masa të menjëhershme ligjore, duke përfshirë shkëputjen nga rrjeti, faturimin e dëmit të shkaktuar dhe kallëzimin penal pranë organeve kompetente.

-Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos kryejnë lidhje të paligjshme apo çfarëdo ndërhyrjeje në sistemin e ujësjellësit dhe të raportojnë çdo rast të tillë. Respektimi i ligjit dhe mbrojtja e infrastrukturës së përbashkët janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe garantojnë një furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë.

Shpk” Ujësjellësi dhe Kanalizimi “-Ulqin
Doo”Vodovod i Kanalizacija “-Ulcinj