Projektet
Komuna e Ulqinit dhe NP “Ujësjellësi dhe KanalizimI” Ulqin marrin pjesȅ nȅ dy projekte:
- Projekti “Furnizimi me ujȅ dhe largimi i ujrave tȅ zeza ne Bregdetin e Malit tȅ Zi faza e V”
- Projekti “Ndȅrtimi i rrjetit tȅ kanalizimit në vendbanimet Kodra, Totosh, Mali i Bardhë dhe Bratica e poshtȅme”
Projekti “Furnizimi me ujȅ dhe largimi I ujrave tȅ zeza ne Bregdetin e Malit tȅ Zi faza e V ne Komunen e Ulqinit”
Fokusi i këtij investimi do të jenë në sistemin e furnizimit me ujȅ, si dhe sistemin e ujrave të zeza dhe ujërave atmosferik në Komunën e Ulqinit. Realizimi i kȅti projekt do të kushtojë 20,000,000,00 € (20 milion euro).
Mjetet janȅ siguruar nga:
- KfW Banka € 20.000.000 milionë (euro) (kredi huamarrȅse).
- Donacion 1.000.000 € (euro),me tȅ cilen paguhet Sachsen Wasser me qellim pȅrmisimin e mbështetjes institucionale.
Shërbimet e konsulences për “Studimin e Fizibilitetit pȅr furnizimin me ujë dhe largimin e ujërave të zeza në Komunën e Ulqinit” e ka kryer sipërmarrje e përbashkët gjermano – malazeze (JV) Dahlem / Dahlem Mali Zi. Qëllimi i sherbimit tȅ konsulences për projektin e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të zeza është të identifikojë masat e investimeve për përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë dhe kanalizimit dhe ujrat atmosferikȅ në Ulqin.
Pjesëmarrësit në proces janë Qeveria e Malit të Zi, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi, KFW Banka si institucion financiar, Vodacom si Agjencia e zbatimit të Projektit (AIP), Komuna e Ulqinit dhe VIK Ulqin. Për këtë projekt, KK Ulqini miratoi Vendimin për detyrimet e kreditit huamarrȅs te KfW Banka, vendin I cili ȅshtȅ I publikuar ne Fleten zyrtare tȅ MZ (“Fleta zyrtare e Malit të Zi – rregulloret komunale”, nr.034 / 15 nga 08.10.2015).
Sistemi i Furnizimit me ujë:
Furnizimi me ujë në Komunën e Ulqinit bȅhet nëpërmjet burimeve tȅ Brajshȅs, Kalimanit, Millȅs dhe Salҫit, stacioneve tȅ pompimit Gaҫ, Kllezna dhe sistemet Lisna Bora si dhe nga ujësjellësi regjional i Malit tȅ Zi.
Realizimi i masave të investimeve është ndarë në 3 fazat implementuese përkatësisht:
Faza I (2014-2017) – parashehȅ aktivitet e mëposhtme::
- Fushata pȅr zvoglimin e ujit të pafaturuar (me qëllim të zbulimit te humbjeve të ujit në rrjetin kryesor tranzit, rrjetin shperndares, lidhjet shtȅpiake dhe preciziteti I matȅsave)
- Rehabilitimi i burimeve të ujit, duke përfshirë kërkimet hidro-gjeologjike
- Rehabilitimi i dhomave ndarse. Stacioneve te pompimit dhe rezervuarve
- Ndȅrrimi dhe ndërtimi I tubacionit te ri, kryesore dhe tranzitore, tȅ domosdoshȅm pȅr zgjatjen dhe pȅrmisimin e rrjetit tȅ ujȅsjellȅsit
- SCADA sistemi nȅ vendet matȅse
- Zëvendësimi i mëtejshëm dhe ndërtimi i tubacioneve të reja kryesore dhe tubacionet e tranzitit në përputhje me rezultatet e fushatës së ujit të pafaturuar
- Rezervuari i ri Gjerana
- Rezervuari i ri ne Brajshȅ
- Rrjeti ri i shpërndarjes për rajonin e Shtojit
Faza II (2018-2022) parashehȅ aktivitetet e mëposhtme::
- Rehabilitimi i SP (Faza II)
- Zëvendësimi tubacionit kryesor (Faza I)
- Rezervuari i ri nȅ Malin e Bardhȅ 1
- Zgjerimi i rezervuarit Gjerana
- Impijanti pȅr pȅrpunimin e ujit (Faza I)
- Masat e identifikuara në fushatën e ujit të pafaturuar
Faza III (2023-2027) parashehȅ aktivitetet e mëposhtme:
- Zëvendësoni I tubacionit kryesor (Faza III)
- Zgjerimi I rezervuarut tȅ malit tȅ Bardhë 1
- Impijanti per perpunimin e ujit (Faza II)
- Masat e identifikuara ne fushatës e ujë të pafaturuar
Sistemi i Kanalizimit
Rrjeti I kanalizimit te ujrave te zeza përbëhet nga: rrjetit primar i kanalizimit (kolektorȅt), rrjeti i kanalizimit sekundar dhe shkarkimet nȅndetare.
Objektivi kryesor i projektit është të përcaktojë masat për investime që do të krijojnë kushtet për optimizimin e sistemit të ujërave të zeza në Komunën e Ulqinit.
Realizimi i masave të investimeve është ndarë në fazat implementuese përkatësisht:
Faza e Investimeve (2018-2027) parashikon veprimtaritë e mëposhtme:
- Kolektori kryesor nga qendra e Ulqinit SP Gjerana për të furnizuar SP PPOV
- Ndërtimi i prurjeve SP deri ne PPOV
- Tubacioni me presion nga SP PPOV deri te PPOV
- Ndërtimi i ri SP ne Rane
- Tubacioni me presion nga Rana SP deri te kolektori kryesor pȅr kanalizim
- Rehabilitimi kryesor i derdhjes sȅ ujrave tȅ zeza dhe atmosferike deri te SP Ranȅ
- SP për rrjedhjen,kullimin e rrjedhjeve tȅ pȅrpunuara deri te SP Gjerana
- Tubacionit me presioni nga SP për shkarkimet deri SP Gjerana
- Ndërtimi i ri i shkarkimit nȅ Gjerana
- Rehabilitimi i shkarkimit egzistues nȅ Gjerana
- Qendra e re PPOV / Braticȅ / Kodra / Pistulla / Zogaj / Pllazha e Madhe (Shtoji i epȅrm dhe i poshtȅm)
- Ndȅrtimi i rrjetit të kanalizimit në Shtoj
- Zgjerimi i PPOV
- Zgjerimi / rehabilitimi i rrjetit tȅ kanalizimeve dhe kullimit nȅ Ulqin
- Zgjerimi i PPOV
Projekti “Ndërtimi i rrjetit tȅ kanalizimit në vendbanimet Kodra, Totosh, Mali i Bardhë dhe Bratica poshtȅme”
Projekti ka të bëjë me ndërtimin e 14.5 km të rrjetit të kanalizimit në vendbanimet e Kodra, Totosh, Mali i Bardhë, dhe Bratic e poshtȅme. Kostoja totale pȅr realizimin e projektit i cili parashehȅ ndërtimin dhe mbikëqyrjen e punimeve janë vlerësuar në 5.000.000.00 € (5 milionë euro). Mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), kredi huamarrse.
Pjesëmarrësit në proces janë Banka Evropiane e Investimeve (BEI), Qeveria e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe ViK Ulqin. Për këtë projekt, KK Ulqin miratoi Vendimin për kredi huamarrse të Komunës së Ulqinit tek BEI, vendimi i publikuar në Fletën Zyrtare të Malit të Zi (“Fleta Zyrtare e Malit të Zi – rregulloret komunale”, nr.033 / 15 nga 02.10.2015).
Përgatitja e dokumentacionit të tenderit dhe implementimi i projektit do të realizohet përmes “Projektit Consulting” SHPK Podgoricë (PROCON).