info@vik-ulcinj.me
+ 382 68 078 788

Rreth nesh

Ndërmarrja komunale publike Ulqin është formuar nga Drejtoria komunale e atëhershme, e cila ka kryer veprimtarinë e saj si degë e njësisë së administratȅs. Organizata e posaformuar është regjistruar si Institucion në bazë të vendimit të Zyrȅs për administrim të përgjithshëm të KK Ulqin nr. 02-1513/1 prej datȅs 26.03.1959 me vetȅfinancim me emërtimin “Udhëheqësia për veprimtaritë komunale dhe ujësjellës Ulqin”. Fushëveprimi i Ndërmarrjes ka qenë: mirëmbajtja e rrugëve, udhëve, argjinaturës në Bunë, kanalizimit të qytetit, parqeve dhe gjelbërimit, varrezeve, plazheve, thertoreve, pastrimit të qytetit, centralit elektrik në Katërkollë dhe mirëmbajtja e tregut në Ulqin dhe Katërkollë.
Vendimi i Komunës së Ulqinit, Nr 01-2955 / 3 prej 26.11.1990. Ndȅrmarrja komunale publike Ulqin është transformuar dhe regjistruar në Gjykatën Ekonomike në Podgorica 18.02.1991. me numȅr 13/0/91.
Në bazë të Vendimit të Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Komunale Publike Ulqin Nr.792 / 1 nga data e 21.03.2011, jepȅ pȅlqimin për ndarjen e ndȅrmarrjes komunale publike Ulqin në dy ndȅrmarrje publike. Më 31.10.2012, në bazë të një përfundim qȅ është miratuar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, e cila ka të bëjë me ndarjen (Fl.zyrtare e MZ, rregulloret komunale Nr.6 nga 21.02.2012), Ndȅrmarrja Komunale Publike Ulqin me ndryshim statusi ndahet në dy ndȅrmarrje si me poshte:

- Ndȅrmarrja Publike “Ujȅsjellȅsi dhe Kanalizimi” - Ulqin
- Ndȅrmarrja Publike “Veprimtaritȅ Komunale” - Ulqin
Ndȅrmarrja publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" Ulqini është pasardhëse ligjore i Ndȅrmarrjes komunale publike Ulqin, pas ndryshim statusit të ndërmarrjes në përputhje me vendimin e Kuvendit Komunal të Ulqinit për organizimin e NP "Ujësjellësi Kanalizimi" Ulqin publikuar në "Fl. zyrtare të MZ", Nr.16 / 07 rregulloret komunale dhe vendim për ndryshimin dhe plotȅsim vendimit për organizimin e NP "Ujësjellȅs dhe kanalizimi" Ulqin.
Në pajtim me Ligjin për shoqërit ekonomike të Malit të Zi, ndȅrmarrja ȅshtȅ regjistruar si person juridik në Regjistrin Qendror të Gjykatës Ekonomike në Podgoricë 21.03.2012. , me numrin e regjistrimit 8-0024464 / 001.

Ndȅrmarrja ȅshtȅ me vendbanim në Ulqin Rr. Nënë Tereza.
Emri i shkurtuar i ndȅrmarrjes: "Ujȅsjellȅs" - Ulqin
Numri amȅz i ndȅrmarrjes: 02877449
Numri TVSH: 82/31 -01330-0
Organi drejtues i ndȅrmarrjes ȅshtȅ Kȅshilli Drejtues, kurse organi udhȅheqȅs ȅshtȅ Drejtori. Kȅshilli drejtues ka shtatë anëtarë. Kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues emërohen nga Kuvendi i Komunës për një periudhë prej katër vjetësh. Drejtori i ndȅrmarrjes si organ udhȅheqȅs, e emëron Kȅshilli drejtues i ndërmarrjes dhe pelqimin mbi emȅrimin e jep Kuvendi i Komunës së Ulqinit.
Mjetet për kryerjen e aktiviteteve sigurohen nga:
- Të hyrat vetanake të Ndȅrmarrjes;
- Mjetet nga themeluesi, pȅrkatȅsisht nga Buxheti i Komunës së Ulqinit, dhe
- Burime të tjera të përcaktuara me ligj.
kvalitet-vode

N.P. "Ujȅsjellȅsi dhe Kanalizimi" Ulqini në aktivitetet e saj ka detyrë themelore furnizimin me ujë kualitativ, si dhe kullimin dhe trajtimin e ujrave tȅ zeza në Komunën e Ulqinit, ku janë tȅ instaluara paisjet e ujȅsjellȅs kanalizimit, gjegjȅsisht në rrethin e Ulqinit, Katerkollȅs, Valdanosit, Zogajve dhe rretheve rurale. Me cilësi të lartë të kryej këto dhe të tjera detyra që lidhen drejtpërdrejt me shkallën e zhvillimit dhe pajisjeve teknike të sistemit të ujȅsjellȅs dhe kanalizimit, sasia e ujit në dispozicion, pajisjet teknike, nivelet e stafit, trajnimin dhe organizimin e Ndërmarrjes Publike, e cila është dhënë për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.
Aktiviteti kryesor i ndȅrmarrjes është:
- Mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit,
-Largimi I ujrave tȅ zeza me drenazh, kanalizim , kanale kulluse dhe mȅnyra tȅ tjera,
- Mirëmbajtja e kanalizimit dhe kanalave tȅ ujrave tȅ zeza,
- Kryerja e lidhjeve tȅ reja nȅ rrjetin e ujesjellȅsit dhe kanalizimit,
- Ndërtimi i objekteve hidroelektrike dhe objekteve tȅ ujȅsjellȅsit,

Aktivitetet e lartpërmendura kanë karakterin e aktiviteteve të interesit publik dhe janë të domosdoshme për jetën dhe punën e qytetarëve, ekonomis dhe subjekteve të tjera në rrethin e Komunës sȅ Ulqinit.

Ankesat-dhe-reklamimet
MISIONI

N.P "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" Ulqin do të sigurojë shërbime kualitative dhe të vazhdueshme të furnizimit me ujë si dhe shërbimet e pastrimit dhe largimit të ujrave të zeza në tërë teritorin e Komunës së Ulqinit,(si personave fizik poashtu dhe personave juridik) duke marrë parasysh ruajtjen e burimeve natyrore dhe mjedisit. 

VIZIONI

N.P "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" me punë të qendrueshme do të jetë ndërmarrja udhëheqëse në bregdetin e Malit të Zi duke ofruar shërbime cilësore dhe furnizim të vazhdueshëm me ujë si dhe shërbime të pastrimit dhe largimit të ujrave të zeza në përputhje me standartet shëndetësore dhe standartet e ruajtjes së mjedisit,duke përdoruar paisjet bashkkohore dhe burimiet shumë të trajnuara njerzor. 

VLERAT

Struktura e mirë e kualifikuar e të punsuarve inciativa Kryerja kualitative e detyrave me përgjegjësi. komunikimi i mirë dhe marrdhënie korrekte kundrejt konsumatorëve,