Me datën 7-8 Tetor ne Hotel Otrant u mbajt Forumi Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini 2023
Me ftesë të kryetarit të Komunës së Ulqinit morëm pjese në këtë forum i cili u
organizua nga Komuna e Ulqinirt, Qeveria E Malit të Zi dhe nga Aleanca Kosovare e
Bizneseve. Në forum moren pjes Binismen nga Kosova ,Shqipëria, Maqedonia e Veriut etj.
Forumin e hapi kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari i cili përshendeti të
pranishmit në çrast i njftoi mbi mundësit e investimit në Komunen e Ulqinit. Ai tha se
Komuna e Ulqinit është e gatëshme dhe i mirëpret investitoret e huaj, përveç asaj
Komuna do të jetë në dispozicion për çdo investitor potencial për ta ndihmuar.
Fjalen e mori edhe Kryetari Aleances Kosovare të Bizneseve z. Agim Shahini i cili
njëkohësisht ishte edhe pjese e organizimit të këti Forumi, ai përshendeti të pranishmit
dhe apeloj të bizneset Kosovare që të investoin në Ulqin se është nje mundësi e mirë për të
investuar. Ai i sugjeroi që të investoin ne Ulqin si në Turizem,Buqësi, energji solare,fabrika
ricikluese si letres,qelqit dhe segmente të tjera sepse Ulqini ka nje infrastrukture shumë të
mire për këto lloje të bizneseve.
Programin e vazhdoi përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit Arsllan Hajdinaga i cili bëri
prezantimin e zonave se ku mund të investohet. Prezantimi u bë në formë digjitale dhe ne
pika detale u spjeguan zonat se ku mund të investohet. Ai tha se edhe Qeveria e Malit të Zi
është e gatëshme që të ndihmoj investitorët dhe të heq byrokracitë e mundëshme.
Aty u prezantuan disa lokacione që Komuna e Ulqinit ka në dispozicion për të investuar si
Mavrijan, Kryth,Shtoj, Shas dhe lokacione të tjera ku komuna është e gatëshme që të
mirëpres çcdo iunvestitorë.
Ndërsa me daten 8 Tetor u bë edhe vizitimi i këtyre lokacionve nga ana Organizatorëve
dhe disa bizneseve .
Foto nga Forumi,



