info@vik-ulcinj.me
+ 382 68 078 788
Takim me përfaqësuesit e Koorporatës MMET-Canada

     -Të shtunen me datë 12.11.2022 ndërmarrjen e Ujësjells Kanalizimi e vizituan përfaqësuesit e Koorporatës Kanadeze MMET me përfaqësi ne Prishtinë. Në ndërmarrje u priten nga drejtori i “UK”- Ulqin z.Ajet Zaga dhe ndihmësi drejtori z. Diar Haxhibeti.

   -Koorporata MMET -Canada merret prodhimin e turbinave me magnet të përhershëm. Kjo pajisje është projektuar për të shëndërruar forcën e zbrapsjes magnetike të një çifti magnetësh të përhershëm (NdFeB), në energji kinetike rrotulluese bazuar në një shpikje specifike, (patenta gjermane nr 20 2006 006061.8. Bazuar në këtë teknologji, dizajni i turbinës magnetike mundëson shndërrimin e energjisë mekanike në energji kinetike nga bashkëveprimi i një çifti magnetësh në modalitetin zmbrapsës, të vendosur në statorin dhe rotorin e turbinës, duke kryer tani e tutje shndërrimin e energjisë energji kinetike mekanike në rrotulluese.

  -Teme e diskutimi ishte mundësia e  prodhimit të energjis elektrike permes këtyre turbinave që  për ndërmarrjen tonë do të ishte shumë me lëverdi dhe shumë I nevojshëm për funksionimin e pompave të ujit dhe uljen e shpenzimeve te energjis elektrike. Nga MMET-Canada mori pjesë përfaqësuesi ligjor I saj Valon Gajraku.

  -Takimi ishte shume miqësorë dhe u diskutua mbi mundësit e investimit në këtë fushë përmes disa fondeve të cilat do të ishin shumë frytëdhënëse për ndërmarrjen tone.

  Ne e falenderuam z.Gajrakun I cili shprehi gadishmërin për të na ndihmuar në këtë fushë.

        Foto nga takimi