FORUMI EKONOMIK ULQIN 2023
- Me datën 7-8 Tetor ne Hotel Otrant u mbajt Forumi Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini 2023. Me ftesë të kryetarit të Komunës së Ulqinit morëm pjese në këtë forum i cili u organizua nga Komuna e Ulqinirt, Qeveria E Malit të Zi dhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve. Në forum moren pjes Binismen nga Kosova ,Shqipëria, Maqedonia e Veriut etj.
Forumin e hapi kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari i cili përshendeti të pranishmit në çrast i njftoi mbi mundësit e investimit në Komunen e Ulqinit. Ai tha se Komuna e Ulqinit është e gatëshme dhe i mirëpret investitoret e huaj, përveç asaj Komuna do të jetë në dispozicion për çdo investitor potencial për ta ndihmuar.
Fjalen e mori edhe Kryetari Aleances Kosovare të Bizneseve z. Agim Shahini i cili njëkohësisht ishte edhe pjese e organizimit të këti Forumi, ai përshendeti të pranishmit dhe apeloj të bizneset Kosovare që të investoin në Ulqin se është nje mundësi e mirë për të investuar. Ai i sugjeroi që të investoin ne Ulqin si në Turizem,Buqësi, energji solare,fabrika ricikluese si letres,qelqit dhe segmente të tjera sepse Ulqini ka nje infrastrukture shumë të mire për këto lloje të bizneseve.
Programin e vazhdoi përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit Arsllan Hajdinaga i cili bëri prezantimin e zonave se ku mund të investohet. Prezantimi u bë në formë digjitale dhe ne pika detale u spjeguan zonat se ku mund të investohet. Ai tha se edhe Qeveria e Malit të Zi është e gatëshme që të ndihmoj investitorët dhe të heq byrokracitë e mundëshme.
Aty u prezantuan disa lokacione që Komuna e Ulqinit ka në dispozicion për të investuar si Mavrijan, Kryth,Shtoj, Shas dhe lokacione të tjera ku komuna është e gatëshme që të mirëpres çcdo iunvestitorë.
Ndërsa me daten 8 Tetor u bë edhe vizitimi i këtyre lokacionve nga ana Organizatorëve dhe disa bizneseve .
Foto nga Forumi,


